back to top
Thursday, August 7, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditIndia ndëshkohet nga SHBA për blerjen e naftës ruse, i vendoset tarifë...

India ndëshkohet nga SHBA për blerjen e naftës ruse, i vendoset tarifë shtesë prej 25%

Të ngjajshme

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se është vendosur një tarifë shtesë prej 25% ndaj Indisë, për “importimin direkt ose indirekt të naftës së Federatës Ruse.”

Sipas The Guardian, tarifa është prezantuar përmes një urdhri ekzekutiv presidencial të nënshkruar sot nga presidenti amerikan Donald Trump.

Në urdhërin e publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë, thuhet se:

“Kam marrë informacion shtesë nga zyrtarë të lartë mbi veprimet e Qeverisë së Federatës Ruse lidhur me situatën në Ukrainë.

Pasi kam shqyrtuar këtë informacion shtesë dhe faktorë të tjerë, konstatoj se emergjenca kombëtare e përshkruar në Urdhrin Ekzekutiv 14066 vazhdon dhe se veprimet dhe politikat e Qeverisë së Federatës Ruse vazhdojnë të përbëjnë një kërcënim të pazakontë dhe të jashtëzakonshëm për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara.”

Ndërsa, me tej në përfundim të urdhërit thuhet se:

“Për të trajtuar emergjencën kombëtare të përshkruar në Urdhrin Ekzekutiv 14066, përcaktoj se është e nevojshme dhe e përshtatshme vendosja e një tarife shtesë ad valorem mbi importet nga India, e cila po importon drejtpërdrejt ose tërthorazi naftë nga Federata Ruse.”

- Advertisement -

Të Fundit