Indi: Të paktën 22 të vdekur nga shembja e urës në autostradën Mumbai-Goa
03

Lexo edheEvropë, ngrihu në këmbë për Erdoanin

Së paku 22 persona kanë gjetur vdekjen për shkak të rënies së një ure në autostradën që lidh Mumbain me Goan, pranë qytetit indian Mahad, në shtetin Maharashtra, sipas gazetës “Times of India”.
Incidenti ndodhi dje në mbrëmje në 23.30 me orën lokale.
Trupat ende nuk janë gjetur, por mendohet se mes automjeteve, që kanë rënë në lumë, ka edhe dy autobusë që ishin drejtuar për në Mumbai me rreth 22 persona në bord.

Lexo edheEvropë, ngrihu në këmbë për Erdoanin
Bilanci është krejtësisht paraprak, sepse dhjetëra automjete kanë rënë në lum dhe numri i viktimave pritet të rritet.