BallinaLajmeIncidenti i rëndë në QKUK: Dy kirurgët ndëshkohen me suspendim gjashtëmujor

Incidenti i rëndë në QKUK: Dy kirurgët ndëshkohen me suspendim gjashtëmujor

Të ngjajshme

KEDS ndërpret energjinë sot në disa zona të Kosovës për punime

Kompania KEDS sot kryen sot punime të domosdoshme për...

Një grua në Vushtrri dërgoi në Emergjencë pa shenja jete foshnjën e saj

Policia e Kosovës informon se një grua në Vushtrri...

Ndërrimi i orës, akrepat lëvizin para nga 02:00 në 03:00

Nga sot fillon llogaritja verore e kohës. Në mesnatën mes...

Dy kirurgët e përfshirë në një përplasje fizike më 26 janar 2026 në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë suspenduar nga puna për një periudhë prej gjashtë muajsh, pa pagesë.

Vendimi është marrë nga Komisioni Disiplinor i QKUK-së, pas shqyrtimit të rrethanave dhe procedurave disiplinore lidhur me incidentin. Lajmi është konfirmuar për lajmi.net nga QKUK.

“Ju njoftojmë se rasti i ndodhur më 26 janar 2026 në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është trajtuar nga Komisioni Disiplinor. Pas shqyrtimit të rrethanave dhe procedurave disiplinore të zhvilluara, Komisioni Disiplinor ka marrë vendim për suspendimin nga puna të dy kirurgëve të përfshirë në incident, për një periudhë prej gjashtë (6) muajsh, pa pagesë”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Sipas njoftimit zyrtar, dy kirurgët kanë të drejtë të parashtrojnë ankesa, pasi aktualisht rasti ndodhet në fazën e paraqitjes së tyre.

Derisa kujtojmë se B.K. dhe Xh.A. ishin përplasur fizikisht pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur javë më parë, ndërsa rasti ka shkaktuar reagime të shumta në opinion për shkak se incidenti ka ndodhur brenda një institucioni shëndetësor publik./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz