back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditIncident zjarri në Ferizaj, digjet një deponi mbeturinash

Incident zjarri në Ferizaj, digjet një deponi mbeturinash

Të ngjajshme

Lookmani konfirmoi se ka kërkuar për t’u larguar nga Atalanta

Ademola Lookman ka konfirmuar se ka “dorëzuar zyrtarisht kërkesën...

Deri në 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat. Bazuar...

Dodik thotë se Republika Sërpska do të hakmerret pas dënimit të shqiptuar nga gjykata

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka bërë të...

Një incident zjarri ka ndodhur të dielën në një zonë fushore, afër një restoranti, në fshatin Llojza të Ferizajt.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Veseli ka thënë se zjarri rrezikonte të përhapej në lokacione të tjera, mirëpo ekipet e zjarrfikësve në vendin e ngjarjes kanë arritur ta lokalizojnë atë.

Sipas tij, nuk raportohet për persona të lënduar, porse zjarri ka shkaktuar dëme materiale, përfshirë djegien e një deponie të mbeturinave dhe disa gomave.

“Sot, më 03.08.2025 rreth orës 13:30, Policia  në Ferizaj është njoftuar për një incident zjarri në fshatin Llojza. Patrulla policore ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri kishte përfshirë një zonë fushore afër një restoranti dhe se rrezikonte përhapjen në lokacione të tjera. Në vendin e ngjarjes kanë intervenuar edhe disa njësi të zjarrfikësve, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë dhe ta shuajnë zjarrin. Për fat të mirë, nuk raportohet për persona të lënduar. Zjarri ka shkaktuar dëme materiale, përfshirë djegien e një deponie të mbeturinave dhe disa goma, ndërsa është krijuar tym i madh. Aktualisht nuk ka të dyshuar”, ka thënë Veseli.

- Advertisement -

Të Fundit