back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeIncident i rëndë në Gjakovë: Dy vajza theren me thikë, i dyshuari...

Incident i rëndë në Gjakovë: Dy vajza theren me thikë, i dyshuari me probleme psikike është kushëri i tyre

Të ngjajshme

Takim trepalësh Kosovë, Shqipëri, Kroaci për mbrojtjen

Në kuadër të zbatimit të Deklaratës së përbashkët trepalëshe...

Kryetari i Fushë Kosovës dorëzon 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike

Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza ka...

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në fshatin Osek Hilë të Gjakovës, ku një person i moshës madhore dyshohet se ka sulmuar dy vajza, njëra prej të cilave me thikë, ndërsa tjetra ka mbetur e lënduar duke tentuar ta mbrojë atë.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se i dyshuari është kushëri i viktimave. Dyshohet gjithashtu se ai mund të ketë probleme të shëndetit mendor, megjithatë kjo mbetet të konfirmohet nga hetimet zyrtare.

Rastin e ka konfirmuar për IndeksOnline edhe Policia e Kosovës, konkretisht rajoni i Gjakovës, ku bëhet e ditur se lëndimet janë shkaktuar me mjet të mprehtë dhe, sipas vlerësimeve fillestare mjekësore, janë cilësuar si lëndime të lehta trupore.

“Të dy personat e përfshirë kanë pranuar trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitali Rajonal i Gjakovës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime për të sqaruar plotësisht rrethanat e këtij rasti./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz