BallinaRegjionaleSkenderajIncident gjatë votimit në Prekaz

Incident gjatë votimit në Prekaz

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Sot në njërën prej qendrave të votimit në Prekaz të Epërm dyshohet se ka ndodhur një parregullsi.

Në shkollën “Azem Bejta” kanë shkuar dy persona për të votuar në vendvotim dhe dyshohet se rasti ka pasur të bëjë me votim nën ushtrimin e presionit, njofton Klan Kosova.

Për këtë rast ka folur menaxheri i kësaj pike, Jashar Jashari, i cili ka theksuar se nuk ka qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur incidenti.

“Nuk po dua të spekuloj sepse nuk kam qenë në veni n e ngjarjes kur thuhet se ka ndodhur një incident i vogël. Sipas komisionarëve dhe vëzhguesve, në vendvotim kanë shkuar dy vetë, për njërin nuk dihet nëse ka kërkuar ndihmë apo ku ka qenë qëllimi”.

“Ky rast është tejkaluar. Gjithçka ka shkuar në rregull, thuhet se mosmarrëveshja ka ndodhur jashtë. Presioni për të votuar ka ndodhur jashtë vendvotimit. Nuk ka pasur nevojë për ndërhyrje dhe gjithçka ka kaluar në mënyrë të qetë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz