back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaShowBizInatet nga Big Brother, Xuxi dhe Drenusha Latifi e injorojnë njëri-tjetrin në...

Inatet nga Big Brother, Xuxi dhe Drenusha Latifi e injorojnë njëri-tjetrin në një event

Të ngjajshme

Barcelona e deklason skuadrën e Mërgim Vojvodës

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore në miqësore ndaj...

Trafik nga Shëngjini në Milot, mijëra turistë mbeten të bllokuar

Mbrëmja e sotme ka sjellë një trafik të rënduar,...

Aktorja bën rrëfimin e ndjerë pas operimit të ‘rrezikshëm’

Amy Schumer ka ndarë me ndjekësit e saj në...

Së fundmi, në një event publik janë parë dy ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha Latifi dhe Naim Bunjaku – Xuxi, por vëmendjen e mori sjellja e ftohtë dhe indiferente e tyre.

Duket se mosmarrëveshjet dhe tensionet që kanë pasur gjatë kohës në shtëpinë e Big Brother vazhdojnë të ndikojnë në marrëdhënien e tyre edhe jashtë programit.

Në një intervistë për Prive, Drenusha u shpreh qartë se nuk dëshiron të ketë asnjë lloj komunikimi me Xuxin.

Ajo tha se, pavarësisht respektit që ka treguar në të kaluarën, nuk ka asnjë vend për të rikthyer marrëdhënien me të.

Për Drenushën, Xuxi është një person me të cilin ajo nuk dëshiron të flasë, dhe e konsideron këtë moskomunikim si një vendim të qëndrueshëm.

“Nuk ka met vend me i fol atij personi. Unë aty brenda prapë se prapë mbi të gjitha çka kanë ndodh aty unë i kam folur e kam respektuar po mendoj që ai format është kryer”, u shpreh ajo.

Tutje tha: “Për mu aty njerëzit çka s’kom dasht me ju fol nuk ju kom fol jashtë. Një prej tyre, pothuajse i vetmi ka qenë ky”.

- Advertisement -

Të Fundit