back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaKulturë“In Between”/ Ekspozita e artistes kosovare Albana Ejupi, në zemër të Vjenës

“In Between”/ Ekspozita e artistes kosovare Albana Ejupi, në zemër të Vjenës

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Në Lukas Feichtner Galerie, një nga hapësirat më të njohura të artit bashkëkohor në Vjenë, u hap ekspozita personale “In Between” e artistes kosovare Albana Ejupi.

Në hapjen e ekspozitës morën pjesë i ngarkuari me punë në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Austri, Albinot Bimbashi, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Fate Velaj, si dhe sekretarja e dytë e Ambasadës, Marigonë Vrajolli, të cilët shprehën përkrahjen e tyre për artisten dhe krijimtarinë e saj.

Në këtë ekspozitë, Ejupi ndërthur pikturën dhe skulpturën në një dialog të veçantë mes materialitetit dhe trupit, duke përdorur rërën e sjellë nga Kosova si element qendror të veprave të saj — simbol i kujtesës, origjinës dhe transformimit. Sipas artistes, seria “In Between” jeton në hapësirën mes pikturës dhe skulpturës, imazhit dhe objektit, vetes dhe tjetrit.

Albana Ejupi, e cila aktualisht po ndjek studimet e doktoraturës në Akademinë e Arteve të Bukura në Vjenë, po afirmohet si një prej zërave të rëndësishëm të artit bashkëkohor kosovar në diasporë.

Ky aktivitet, siç vlerëson Ambasada e Kosovës në Austri, është një dëshmi e angazhimit për të promovuar artistët kosovarë jashtë vendit dhe për të forcuar prezencën kulturore të Kosovës në skenën ndërkombëtare të artit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz