back to top
Thursday, December 11, 2025
BallinaLajmeImzot Dodë Gjergji u uron agjërim të lehtë atyre që u konvertuan...

Imzot Dodë Gjergji u uron agjërim të lehtë atyre që u konvertuan në myslimanë

Të ngjajshme

Sulmi në “Ibër-Lepenci”/ Më 24 dhjetor nis gjykimi

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 24 dhjetorin si...

Dyfishohet çmimi i argjendit në Kosovë, ari është “i paprekshëm”

Çmimi i arit ka shënuar një rritje të konsiderueshme...

Lirimi i Kilajt, Haradinaj: Gjykatës Speciale i ra maska

Isni Kilaj, u lirua me kusht nga Gjykata Speciale...

Mercedesi sjell S-Class-ën si robot taksi luksoz, nis operimin në Abu Dhabi

Mercedes-Benz-i ka prezantuar projektin e ri futuristik: shndërrimin e...

Disa qindra besimtarë katolikë, të shtunën mbrëma, festuan Pashkët në Kosovë duke marrë pjesë në ceremoninë kryesore të mbajtur në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, nën drejtimin e Ipeshkvit të Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergjit.

Mesha nisi me simbolikën e zjarrit që simbolizon ngrohjen e dashurisë hyjnore për botën dhe për të gjithë krijesat e tij dhe vazhdoi disa lexime për jetën, mëkatet dhe veprat e Zotit.
Imzot Dodë Gjergji tha se vetëm Krishti mund t’i nxjerrë njerëzit nga errësira e frikës dhe pasiguria e jetës.

Ai madje, me rastin e muajit të Ramazanit, besimtarëve që janë konvertuar në Islam, iu uroi agjërim të lehtë.

“Dëshiroj të shpreh urimin tonë për të gjithë ata që agjërojnë dhe u uroj vëllezërve tanë që janë konvertuar në islam gjatë kohës, të kenë një agjërim të lehtë”, tha ai.

Ai tha se Krishti është shpëtimtar i të gjithë botës jo vetëm i besimtarëve të krishterë, njofton Klankosova.tv

“Edhe pse Krishti është shpëtimtar i yni ne asnjëherë s’duhet menduar se shpëtimi i tij na takon vetëm ne, ai ka vdekur për të gjithë, sidomos shpëtimi u takon edhe atyre që besojnë në fetë abrahamike. Pavarësisht se hebrenjtë nuk e njohin Jezusin si Krisht, ata vazhdojnë ta presin ardhjen e tij, myslimanët e njohin me emrin Isa, i biri i Mejremes, profet i zotit, vetëm se sipas tyre, lavdëria e tij do të shfaqet në ditën e kiametit”, tha ai.

Kjo ëstë festa me e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave te tjera te krishtera, te cilat festojnë Ringjalljen e Jezusit.

Fjala pashkë, do te thotë kalim, dhe për hebrenjtë është kalimi nga robëria në liri ndërsa për të krishterët nga vdekja trupore dhe frymore në jetën e re të amshuar. Pashkët paraprihen nga një kohë parapërgatitore e agjërimit, që zgjat 40 ditë, që njihet si Kreshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz