BallinaLajmeImporti i energjisë, Ymeri i reagon sërish VV-së: Shpalosni kontratat dhe origjinën...

Importi i energjisë, Ymeri i reagon sërish VV-së: Shpalosni kontratat dhe origjinën e rrymës

Të ngjajshme

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

Zhegrova në bankë për ndeshjen Juventus-Udinese

Ylli kosovar Edon Zhegrova nuk do të nisë sonte...

Arsenali “marshon” drejt titullit, arrin fitoren në fund ndaj Evertonit

Arsenali ka arritur një tjetër fitore në Premierligë. “Topçinjtë”, mposhtën...

16-vjeçari Max Dowman ia dhuron fitoren Arsenalit ndaj Evertonit

Një gabim i portierit të Evertonit, Jordan Pickord dhe...

Ekspertja e energjisë, Janina Ymeri ka reaguar ndaj deklaratës së Vetëvendosjes në lidhje me origjinën e rrymës, ku përmes një grafike të publikuar, thanë se në treg janë Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia dhe Danimarka.

Ymeri përmes një postimi në Facebook tha se aty nuk janë cekur vendet e origjinës së rrymës dhe se Kosova ka marrë rrymë nga Serbia dhe nga Bosnja, ku siç tha ajo, “gjendet Republika Srpska ose ekonomia e Vukut”, por që sipas saj, ka ardhur nga Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.

Teksa i ka reaguar VV-së, Ymeri u ka bërë thirrje edhe që të shpalosin kontratat dh origjinën e rrymës.

“Vendet e origjinës së rrymës nuk janë të cekura këtu, po vendi i fundit nga ka ardhur në Kosovë. Dmth, Kosova ka marrë rrymë edhe nga Serbia edhe nga Bosnja ku gjendet Republika Srpska ose ekonomia e Vuk-ut, po që ka ardhur nga Maqedonia e Veriut e Mali i Zi”.

Ekspertja e energjisë e cila ka akuzuar Vetëvendosjen për grafikën e publikuar, i është drejtuar edhe me një pyetje.

“Këtu mungon Kosova pasi KEK me Nagip Krasniqin dyshohet se kanë shitur rrymë e vet si të importuar në fillim të vitit 2022. Kush mendon se puna e keqpërdorimeve në sektor të energjisë elektrike përfundon me një fotografi, e ka gabim. Duhet të shpalosni kontratat e origjinës së rrymës edhe rrugën bartëse. Pse megavati 800 euro edhe sa e paguam Vuk Hamoviq për këto 5 vjet”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz