BallinaLajmeIML njofton se po zhvillohen gërmime në Kozhle në rrethinë të Novi...

IML njofton se po zhvillohen gërmime në Kozhle në rrethinë të Novi Pazarit: Dyshohet se ka mbetje kockore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë

Të ngjajshme

Revolucion në futbollin anglez: FA prezanton kuota përfaqësimi gjinor dhe etnik

Shoqata e Futbollit të Anglisë po lançon një strategji...

Komuna cakton lokacion për mbeturinat inerte, Rama: Hedhja në rrugë është e ndaluar

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se hedhja...

“Sharr Travel” hap sezonin turistik dhe prezanton ofertat për pushuesit në Shëngjin

Agjencia turistike “Sharr Travel” ka hapur zyrtarisht sezonin turistik...

Llapi shënon “golin e artë” në fund, e mposht Dukagjinin

Llapi ka arritur fitoren e dytë radhazi në Superligë. Ata...

Këndellet Llapi, triumfon edhe ndaj Dukagjinit në Klinë

Llapi ka shënuar edhe fitoren e dytë radhazi në...

Instituti për Mjekësinë Ligjore ka njoftuar se tash e tri javë po zhvillohen gërmime në lokacionin Kozhle në rrethinën e Novi Pazarit.

IML ka thënë se sipas informatave të dëshmitarëve, dyshohet se në këtë lokacion ka mbetje kockore të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës në Kosovë, shkruan lajmi.net.

“Deri më sot, në territorin e Serbisë janë lokalizuar pesë varreza masive prej ku janë zhvarrosur mbetjet mortore të 950 shqiptarëve të vrarë gjatë luftës. Puna dhe kërkimi në këtë drejtim vazhdon edhe sot dhe nuk do të ndalet derisa të dihet fati dhe vendndodhja e secilit person të zhdukur me forcë gjatë luftës. Ekspertët mjeko ligjorë të Institutit në bashkëpunim me ekspertët e EULEX-it, dhe organizatat tjera që e ndihmojnë këtë proces, bazuar në mandatin ligjor mbesin të përkushtuar që të japin kontributin e tyre në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur”, ka njoftuar IML. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz