BallinaKulturëIlir Shaqiri flet pas vdekjes së nënës së tij: Dhembja për ne...

Ilir Shaqiri flet pas vdekjes së nënës së tij: Dhembja për ne është e madhe, do ta kujtojmë dashurinë dhe udhëzimet e saj

Të ngjajshme

Sulmi i Izraelit godet iranianët aty ku u dhemb më së shumti

Kur aeroplanët izraelitë goditën kompleksin e gazit Parsi Jugor,...

Blerja e klubit nga Cristiano Ronaldo “ringjall” Almerian

Blerja e aksioneve të Almerias nga Cristiano Ronaldo, ka...

Haradinaj për Albin Kurtin: Shumë fullirant është ky njeri

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka reaguar për deklaratat...

Tragjedia në Vjenë ku vdiqën 3 kosovarë, viktima e katërt është nga Novi Pazari

Një aksident tragjik në një kantier ndërtimi para disa...

Behrami: Në këta 60 muajt e fundit, Albin Kurti më pak se tri herë e ka pranuar Zajednicën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi sot se gjatë...

Të shtunën (13 qershor) u bë e ditur se ka ndërruar jetë nëna e këngëtarit të njohur shqiptar, Ilir Shaqirit.

Ky i fundit përmes një postimi të publikuar në rrjetin social, Facebook, shpreh mirënjohje dhe falënderon të gjithë ata që i shprehën ngushëllime.

Ai po ashtu ka bërë një dedikim prekës për të ëmën, duke thënë se pasardhësit e saj ta kujtojnë dashurinë dhe udhëzimet e saj.

Ky është postimi i plotë i këngëtarit Shaqiri:

“Të dashur miq!

Në këto ditë dhembjeje për mua dhe familjen time, shpreh mirënjohjet dhe falënderimet tona për ju, që patët mirësinë të merrni pak nga pak nga dhimbja jonë!

Dhembja për ne është e madhe, por edhe ngushëllimi juaj për ne është i madh. Them kështu sepse nënat tona, të frymëzuara nga urtësia popullore, na e kanë përsëritur sa e sa herë se: Krahët e njeriut janë miqtë, ata që të bëjnë të ngrihesh, ata që s’të lënë që të biesh.

Nëna ime u lind 4 tetor, 1939, në Vitak të Drenicës, mbesë e Ahmetajve të Radishevës, u martua në Burojë dhe krijoi një familje të madhe.

U nda nga jeta me 13 qershor, 2020, duke lënë pas shtëpinë plot, me dëshirat e saj të plotësuara.

Ne pasardhësit e saj, për sa kohë të jemi në këtë botë, do ta kujtojmë dashurinë e saj, udhëzimet e saj, porosinë e përhershme të saj, se: Njerëzit, nivelet e tyre i renditë edukimi, shkolla dhe puna e tyre në shërbim të së mirës, në shërbim të së vërtetës.

Ky është ngushëllim i madh për ne: bijtë e saj, bijën e saj, rejat e saj, nipërit e stërnipërit e saj, mbesat e stërmbesat e saj.

Në emër të 33 trashëgimtarëve të saj, mirënjohje pafund juve miq të familjes sonë, Shaqiri”.

/Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz