BallinaLajmeIlir Meta mbetet në burg – rrëzohet ankesa e tij nga Apeli

Ilir Meta mbetet në burg – rrëzohet ankesa e tij nga Apeli

Të ngjajshme

Turqia kalon në epërsi ndaj Rumanisë (VIDEO)

Është zhbllokuar ndeshja mes dy kundërshtarëve të mundshëm të...

LIVE: Kosova para ndeshjes historike me Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë sonte njërën prej...

Zyrtare: FFK publikon 11-shen startuese ndaj Sllovakisë – Zhegrova në bankë

Kombëtarja e Kosovës do të luajë me fillim nga...

Putin: Konflikti në Lindjen e Mesme rrezikon ekonominë globale si pandemia e COVID-19

Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se lufta SHBA-Izrael ndaj...

Gjithçka gati: Vendosen fanellat e ‘Dardanëve’, pamje nga zhveshtorja

Kosova është mysafire e Sllovakisë, në ndeshjen që luhet...

Apeli i Posaçëm ka rrëzuar sot ankimimin e ish-presidentit Ilir Meta, i cili kërkonte shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest në burg” vendosur më herët nga Shkalla e Parë.

Gjatë seancës, gjyqtarja Saida Dollani bëri të ditur se kolegu i saj, gjyqtari Florian Kalaja, kishte hedhur poshtë kërkesën e avokatit të Metës për përjashtimin e saj nga çështja dhe e kishte gjobitur avokatin me 10 mijë lekë për kërkesë abuzive, raporton A2 CNN, transmeton lajmi.net.

Në njoftimin zyrtar thuhet:

“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtarja Saida Dollani, më datë 14.11.2025 shpalli vendimin për çështjen penale nr. 256 akti, datë 04.11.2025, mbi ankimin e të pandehurit I.M., me objekt: ‘Ankim kundër vendimit Nr. 672, datë 22.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, për shuarjen e masës së sigurimit personal “arrest në burg”’. Gjykata vendosi miratimin e vendimit nr. 672, datë 22.10.2025.”

Vendimi u shpall në Tiranë më 14 nëntor 2025./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz