back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeIlir Deda: Po diskutohet që veriu t’i jepet Serbisë

Ilir Deda: Po diskutohet që veriu t’i jepet Serbisë

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Deputeti i Alternativës, Ilir Deda ka folur për takimin me ambasadorin amerikan, Philip Kossnet dhe temat që janë biseduar në atë takim. Deda ka folur gjithashtu për dialogun Kosovë – Serbi ku ka thënë se dialogimi mes Thaçit dhe Vuçiqit, ka avancuar shumë dhe se ekzistojnë dokumente të shkruara të marrëveshjes mes tyre.

Sipas Dedës kjo marrëveshje i jep qindra kilometra tokë Serbisë, saktësisht veriun e Mitrovicës.

“Në këtë moment, në kuadër të dialogut jon dy procese duke ndodh: I pari është ai jo transparenti i Thaçit dhe Vuçiqt dhe ata kanë avancuar shumë në dialog, dhe nuk janë shumë larg dakordancës. Dhe i dyti është i ekipit negociator i cili ende nuk ka hyrë në bisedime. Po diskutohet për dhënien e veriut Serbisë”, ka deklaruar Deda në emisionin “Blic Interview”

Ai ka thënë se njerëzit e presidentit Thaçi, flasin për qindra kilometra Kosovë që do t’i përkasin Serbisë.

“Unë kam informata se ekzistojnë disa kapituj të shkruar në Bruksel, të cilët nuk i din askush përveç Vuçiqt dhe Thaçit dhe një pjesë të stafit të Mogherinit, por askush tjetër nuk i ka parë. Këtë e di, e kam këtë informatë. Njerëzit e presidentit Thaçi, flasin për qindra kilometra Kosovë që do t’i përkasin Serbisë. Ajo e fundit është që nuk janë marrë vesh është për statusin e Mitrovicës së veriut. Propaganda dhe manipulimi se kinse Thaçi po e mbron Kosovën e Mitrovicën dhe nënshkrimet për bashkimin e Mitrovicës tregojnë se kjo është e vërtet” ka thënë Deda.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz