back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeIlir Deda ndahet nga lëvizja Vetëvendosje (Livestream)

Ilir Deda ndahet nga lëvizja Vetëvendosje (Livestream)

Të ngjajshme

Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NATO-n

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars...

Basha: Unë jam argat, ku ta sheh VV që muj me ndihmu, une e marr atë pozitë

Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, duke folur për raportet...

Shënoi hat-trick ndaj Manchester Cityt, Valverde është lojtari i javës

Federico Valverde ishte heroi i Real Madridit, në ndeshjen...

Ilir Deda nuk është më pjesë e lëvizjes Vetëvendosje. Ai largimin e tij nga kjo parti e bëri publike në një konferencë për media.

Sipas tij, ai dhe VV-ja kanë pasur dallime që kanë qenë publike, duke shtuar se “ne kemi dallime konceptuale, por e kemi një ndarje miqësore”.

Deda ka theksuar se në muajt e ardhshëm do jetë pjesë e një organizimi të ri politik.

A po ndahet Ilir Deda me Vetëvendosjen (Livestream)?

Burime të Telegrafit bëjnë me dije se deputeti i lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Deda nuk do të jetë pjesë e lëvizjes Vetëvendosje.

Vetëvendosje lidhur me këtë pritet të mbajë një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Deda mendohet se është larguar nga kjo parti, për të krijuar një parti të re në të cilën pritet të jenë pjesë figura të njohura për publikun.

Telegrafi në bashkëpunim me TV Dukagjinin ua sjellin direkt transmetimin e konferencës së jashtëzakonshme për media të lëvizjes Vetëvendosje. /Telegrafi/

https://youtu.be/jKJ-fIf2X7w

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz