back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeIlir Deda: Kur bashkohet një skenë politike rreth “tallava patriotizmit”, ndëshkimi do...

Ilir Deda: Kur bashkohet një skenë politike rreth “tallava patriotizmit”, ndëshkimi do të jetë kolektiv

Të ngjajshme

Njohësi i çështjeve politike, Ilir Deda, ka reaguar pas vendimit të KQZ-së për ta mos e certifikuar Listën Serbe.

Ai ka thënë se të gjitha partitë u bashkuan rreth “tallava patriotizmit”.

 

 

Postimi:

Kur bashkohet një skenë e tërë politike rreth tallava “patriotizmit”, ndëshkimi do të jetë kolektiv.

 

 

Shkurtëpamësia e vendimit të sotëm të KQZ rreth përjashtimit të subjektit më të madh politik të një bashkësie të tërë nacionale i bën të gjithë përgjegjës të njejtë për pozitën në të cilën do të jetë Kosova.

Nuk ekzistojnë parti politike terroriste, përveç nëse Kosova po e shpik një nocion të ri të “luftës kundër terrorizmit”.

Mungesa absolute e patriotizmit kushtetues e sjell edhe pyetjen – a ka kush e don këtë vend? Ama, pa tallava “patriotizëm”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz