BallinaJetëIlaç për gjithçka: Recetat ku kaçja ofron shërim

Ilaç për gjithçka: Recetat ku kaçja ofron shërim

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Se kaçja është diçka që ofron shumë nga vetja e saj, e kanë vërtetuar shumë studime të ndryshme.

Përmes recetave të ndryshme, kaçja di të jetë shumë domethënëse dhe shëruese. Në vijim ju paraqesim disa receta rreth asaj se si ndihmon kaçja në shëndetin e njeriut,raporton Gazeta Kosova Sot

KUNDËR ANEMISË Përzieni 2 lugë kaça, 2 lugë kokrra rrush pa fara dhe 2,5 dl ujë të ftohtë. Kaçen e thatë të imtësuar dhe kokrrat e rrushit pa fara i përzieni me ujin e ftohtë, e vloni për 10 minuta. Pini tri gota çaj si ky kundër mungesës së hekurit në gjak.

KUNDËR GRIPIT DHE FTOHJES Përgatitja: 30 gr kaçe, 20 gr gjethe të blirit, 20 gr gjethe të shtogut, 10 gr pelin, 2,5 dl ujë të vluar dhe 1 lugë të përzierjes e përzieni me ujë të vluar. Të mbuluar e lini për 10 minuta. Çajin e ëmbëltoni me mjaltë. E pini 2-3 herë në ditë.

PËRZIERJA PËR PASTRIMIN E GJAKUT Përzieni 20 gr kaçe, 10 gr gjethe të shelgut. Me rastin e përgatitjes së çajit një lugë të përzierjes e përzieni me një gotë ujë të vluar, e lini të mbuluar që të qëndrojë për 15 minuta. Pini tri gota çaj në ditë.

KUNDËR GURËVE NË VESHKA Çaji nga farat e shtypura të kaçes duhet zier për 30 minuta, e më pas të mbuluar e lini edhe për një orë. Çaji ka shije të këndshme, sepse farat përmbajnë vanilinë. E përdorni kundër gurëve dhe sëmundjeve të tjera në veshka, fshikëzës dhe reumës.

ÇAJ DIURETIK Përgatitja: 50 gr kaçe, 20 gr rrënjë të bimës gjemb lepuri, 10 gr gjethe të shelgut, 10 gr luleradhiqe, 2,5 dl ujë të vluar dhe 1 lugë të përzierjes e përzieni me ujin e vluar. Të mbuluar e lini për 10- 15 minuta. Çajin ta merrni 2-3 herë në ditë.

KUNDËR REUMËS Përzieni nga 30 gr gjethe të trëndafilit, blirit dhe shtogut. Dy lugë të mëdha të përzierjes i përzieni me 1 litër ujë të vluar, e mbuloni dhe e lini për 20 minuta.]ajin e pini të ngrohtë dhe sipas dëshirës mund ta ëmbëltoni me mjaltë. Ky çaj ndihmon edhe në shërimin e ftohjes, sepse nxit djersitjen.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz