back to top
Saturday, August 30, 2025
BallinaLajmeIKSHPK’së i dorëzohet edhe një aparat për analiza të COVID-19 dhe sistemi...

IKSHPK’së i dorëzohet edhe një aparat për analiza të COVID-19 dhe sistemi robotik për përgatitjen e testimeve

Të ngjajshme

nstituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës  ka bërë të ditur se ka pranuar një donacion nga Fondi për Zhvillim Komunitar – CDF, raporton Express.

Nga IKSHPK’ja kanë bërë të ditur se në Departamentin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, sot CDF kanë dorëzuar, Aparaturën për testimin për COVID -19 të njohur si RT PCR, Sistemin robotik për përgatitjen e e testimeve me RT PCR dhe Material shpenzues për këto testime.

“Ky donacion, do të rrisë kapacitetin e Laboratorit molekular të IKSHPK-së, shtimin e numrit të testimeve dhe zbulimin e hershëm të sëmundjes si një nga shtyllat kryesore të luftimit të epidemisë me COVID 19.

Për më shumë aparatura e dhuruar do të shërbej edhe për testimin dhe zbulimin e hershëm edhe të sëmundjeve tjera ngjitëse.

Vazhdimi i mbështetjes së sistemit shëndetësor u bë përmes Programeve për HIV dhe Tuberkuloz të përkrahura nga Fondi Global dhe të zbatuara nga CDF në mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë”, shkruhet në njoftim./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz