back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeIKSHPK: Këtë vit u regjistruan 19 raste të reja me HIV/AIDS në...

IKSHPK: Këtë vit u regjistruan 19 raste të reja me HIV/AIDS në Kosovë, një vdekje

Të ngjajshme

Një grua gjendet e vdekur në Vushtrri, policia jep detaje

Një grua rreth moshës 53-vjeçare është gjetur e vdekur...

Fotografia e Kurtit me Mefail Shkodrën, zëdhënësi Kryeziu i reagon Abelard Tahirit

Vrasja e trefishtë në Gjilan trondit Kosovën, i dyshuari...

Njësitet kufitare parandalojnë kontrabandën me kërpudha

Njësitet Patrulluese të Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës tha se janë regjistruar 19 raste të reja me HIV/AIDS në vend gjatë këtij viti.

IKSHPK-ja tha se është regjistruar një rast i vdekjes si pasojë e AIDS-it, që është faza më e avancuar e infeksionit nga virusi HIV (Human Immunodeficiency Virus).

“19 raste të reja me HIV/AIDS (16 raste të gjinisë mashkullore, 3 raste të gjinisë femërore) ⚠️ 1 rast vdekjeje si pasojë e AIDS-it”, thuhet në njoftim.

Nga viti 1986 deri në vitin 2025, IKSHPK tha se janë regjistruar 234 raste dhe 53 vdekje në Kosovë si pasojë e HIV/AIDS-it.

Më tej, Instituiti i Shëndetit tregoi se çfarë duhet të dihet për këtë virus dhe si bartet ai.

ℹ Çfarë duhet të dini? HIV është virus që sulmon sistemin imunitar dhe, nëse nuk trajtohet, çon në AIDS – fazën më të rëndë të infeksionit. 📌 Nuk ka shërim, por me trajtim të rregullt, personat HIV pozitiv mund të jetojnë gjatë dhe shëndetshëm, si dhe të mos e bartin virusin tek të tjerët”.

🛡 Si bartet HIV? – Marrëdhënie seksuale pa mbrojtje – Përdorim i përbashkët i shiringave/gjilpërave – Nga nëna tek fëmija gjatë shtatzënisë, lindjes ose gjidhënies. 🚫 HIV nuk bartet përmes: përqafimit, shtrëngimit të dorës, ushqimit të përbashkët, ujit, ajrit apo pickimit të mushkonjave”.

Për ta parandaluar infektimin, IKSHPK tregoi edhe masat.

💡 Parandalimi: – Përdorni kondom gjatë çdo kontakti seksual – Përdorni vetëm mjete sterile për injektim – Testohuni rregullisht në qendrat për këshillim dhe testim vullnetar (falas, anonim, konfidencial) 📍 Qendrat për testim gjenden në: – Klinika Infektive QKUK – Qendra e Studentëve UP, Prishtinë – OJQ Labirinti (Prishtinë, Prizren, Gjilan) – CSGD Prishtinë”.

- Advertisement -

Të Fundit