back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeIkje spektakolare e kosovarit nga burgu në Serbi

Ikje spektakolare e kosovarit nga burgu në Serbi

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

M.P. 29 vjeçar nga Podujeva, i burgosur në burgun e Prokupljes në Serbi u ka ikur sot gardianëve gjatë daljes nga spitali i Nishit, ku ishte dërguar për kontroll pas intervenimit kirurgjik të cilit i ishte nënshtruar vitin e kaluar.

”Pas operacionit, i burgosuri ka qenë në më shumë se 20 vizita kontrolluese. Sot, në orën 09:55 në mëngjes, ishte nën përcjelljen e dy pjesëtarëve të sigurimit të burgut të Prokupljes dhe duart i kishte të prangosura. Komandantët e policisë ishin duke e mbajtur për dore mirëpo në momentin kur njëri prej tyre e kishte hapur derën e automjetit policor, M.P.  e kishte shtyer komandantin tjetër policor dhe kishte filluar të vraponte përmes bulevardit në drejtim të një lagje të banuar”, shkruan klankosova.

M.P. është burgosur për shkak të një vjedhjeje të rëndë. Është e çuditshme se atij Gjykata ia ishte lejuar të telefononte nga burgu, gjë të cilën supozohet se ai e kishte shfrytëzuar për ta organizuar ikjen spektakolare.

Të Fundit

Sport

ShowBiz