

Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin lidhur me vrasjen e cila ka ndodhur sot, rreth orës 11:30, në afërsi të shkollës teknike në Prishtinë, konkretisht në rrugën “Haxhi Zeka”
“Viktima me inicialet A.J., është plagosur nga një person, derisa po qarkullonte me veturën e tij, mirëpo i njëjti nuk i ka mbijetuar plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit, me ç’ rast ka ndërruar jetë:, thuhet në njoftimin e prokurorisë, transmeton Gazeta Express.
Sipas provave të para të siguruara nga vendi i ngjarjes, është identifikuar vetura dhe pronari i saj, nga e cila veturë është gjuajtur në drejtim të viktimës, thuhet në njoftimin e tyre.
“Deri më tani nuk ka të ndaluar të dyshimtë. Hetimet janë duke u zhvilluar në drejtim të duhur të identifikimit të dyshuarve”, përfundon njoftimi.



