BallinaLajmeIdentifikohet kosovari që vrau ish bashkëshorten në Gjermani (Foto)

Identifikohet kosovari që vrau ish bashkëshorten në Gjermani (Foto)

Të ngjajshme

Itali: Shqiptarja u godit për vdekje nga vetura pasi e çoi vajzën në shkollë

Një grua shqiptare ka vdekur në Itali. Ajo ishte goditur...

Irani pohon se lideri i ri suprem është në gjendje të mirë shëndetësore

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë në...

Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran

Në vitin 2015 Evropa ndihmoi për negocimin e marrëveshjes...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së...

Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka folur për...

Gazeta gjermane Bild ka publikuar një fotografi të 38-vjeçarit nga Kosova me banim në Gjermani, Anton B., i cili me armë zjarri e qëlloi për vdekje të hënën në mbrëmje ish-gruan e tij, 32-vjeçaren Emine B.. Rasti ndodhi në qytetin Salzgitter të Gjermanisë.

Bild ka shkruar sot më detajisht për tragjedinë që ndodhi të hënën, kur Anton B. e vrau ish-bashkëshortën para syve të katër fëmijëve të tyre.

Gazeta gjermane thekson se motiv i vrasjes ishte një grindje familjare dhe se rasti ishte duke u trajtuar nga Gjykata. Sipas gazetës gjermane, Anton B. ishte treguar agresiv ndaj ish-bashkëshortes dhe katër fëmijëve dhe kjo ishte arsyeja pse ata po përballeshin në gjykatë kohëve të fundit.

Anton B. dhe Emine A. ishin çift prej shtatë vitesh edhe pse nuk ishin kurorëzuar kurrë zyrtarisht sipas ligjeve gjermane. Ata u ndanë disa muaj më parë nga njëri-tjetri, dhe Emine A. po jetonte bashkë me fëmijët tek shtëpia e prindërve të saj në Salzgitter.

Më poshtë mund të lexoni rrëfimin e vëllait të viktimës Blerim A. Ai tregon detajisht se si ndodhi vrasja e motrës së tij të madhe, Emine A. dhe po ashtu plagosja e motrës së tij të vogël, Arlinda A.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz