back to top
Friday, September 19, 2025
BallinaLajmeIdentifikohet autori i vr*sjes së shqiptarit në Toronto

Identifikohet autori i vr*sjes së shqiptarit në Toronto

Të ngjajshme

Afrim Zhitia i bronztë – Kurti, Ahmeti e Haradinaj çmojnë lart figurën e heroit

Në fshatin Llugë të komunës së Podujevës u përurua...

Rashford e bënë të qartë, dëshiron të vazhdojë te Barcelona

Marcus Rashford po përjeton një moment të veçantë në...

Rikthehet në punë polici që u përfol për shaka ndaj kryeparlamentarit, Dimal Basha!

Arbenita Aliu, avokatja e rreshterit të Policisë së Kosovës,...

Politico: MIG-ët e Rusisë shkelin hapësirën ajrore të NATO-s mbi Estoninë

Tre avionë luftarakë rusë fluturuan në hapësirën ajrore të...

Policia e Torontos ka identifikuar autorin e dyshuar të vrasjes së shqiptarit Paulin Harusha, i cili u ekzekutua me armë zjarri mbrëmjen e 13 shtatorit, ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij pranë një qendre tregtare në zonën Victoria Park Ave. dhe Sheppard Ave. E.

Në një konferencë për shtyp, rreshteri i Policisë së Torontos, Alan Bartlett, bëri me dije se i dyshuari është Meelad Tarin, 34 vjeç, banues në Toronto, i cili tashmë është shpallur në kërkim mbarëkombëtar me akuzën për vrasje të shkallës së parë.

Për Meelad Tarin kam një mesazh: kërko një avokat dhe dorëzohu. Kushdo që ndihmon apo strehon të dyshuarin, do të përballet me pasoja ligjore”, paralajmëroi Bartlett.

Policia beson se Tarin nuk është larguar nga territori i Kanadasë. Deri tani nuk ka të dyshuar të tjerë, por hetimet po vijojnë për të përcaktuar natyrën e marrëdhënies mes viktimës dhe autorit të dyshuar.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55 të shtunën, më 13 shtator. Pas një telefonate për të shtëna me armë, oficerët gjetën Paulin Harushën të plagosur rëndë në makinën e tij. Pavarësisht përpjekjeve për ndihmë mjekësore, ai humbi jetën në vendngjarje. Sipas hetimeve paraprake, Harusha është qëlluar disa herë me armë zjarri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz