BallinaJetëGatimeIde për drekë familjare: gullash viçi

Ide për drekë familjare: gullash viçi

Të ngjajshme

Lirim Kastrati dyshohet se ka këputur ligamentet

Dita e sotme ishte një për t’u harruar për...

Zjarr pranë një objekti depoje në Fushë Kosovë, intervenojnë zjarrfikësit

Një zjarr ka shpërthyer pranë një depoje në Fushë...

Dëgjohen shpërthime pranë ambasadës amerikane në Bagdad

Agjencitë e lajmeve po raportojnë shpërthime në Bagdad pranë...

Mish viçi, domate, qepë, spec i bluar, me pak pure patatesh – dhe kjo është drekë e shkëlqyeshme e cila do t’u pëlqejë të gjithëve!

Përbërësit:

– 800 g mish viçi (të butë),
– 4 qepë të madhësisë mesatare,
– një filxhan i plotë lëng domateje,
– 3 thelpinj hudhre,
– piper,
– kripë,
– spec i kuq i bluar,
– 1 lugë e gjysmë niseshte,
– shtojcë: pure patateje apo makarona të zier.

Përgatitja:

Fërgoni qepën e grirë deri sa të marrë ngjyrë të gështenjtë (derisa të karamelizohet), shtoni kripën dhe mishin, në mënyrë që të mbulojë qepën – pastaj edhe hudhrën, piperin, specin e kuq, domaten e zier.

Të gjitha fërgoni në zjarr mesatar, derisa mishi të zbutet, duke shtuar ujë sipas nevojës.

Tundni 1 lugë e gjysmë niseshte me pak ujë dhe shtojani masës kur mishi të zbutet.

Shërbejeni me pure patateje apo me makarona, ndonëse kjo gjellë shkon mirë edhe me qofte.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz