back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeIbrahimi nga AKK: Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës po bllokon procesin...

Ibrahimi nga AKK: Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës po bllokon procesin buxhetor të komunave

Të ngjajshme

SHBA-ja ia hoqi sanksionet, Bjellorusia liron 123 të burgosur

Bjellorusia ka liruar 123 të burgosur, përfshirë aktivisten e...

​Nisin hetimet për rrëzimin e avionit me dy shtetas të Kosovës, në liqenin e Mavrovës

Komiteti për Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Incidenteve Serioze...

GOOOOOOOL – Fisnik Asllani shënon gol sapo inkuardohet

Sulmuesi kosovar, Fisnik Asllani ka arritur të gjej rrugën...

Sapo u fut në lojë, Fisnik Asllani shënon gol për Hoffenheimin në Bundesliga

Skuadra Hoffenheimit është duke fituar 4:0 ndaj Hamburgut në...

Asociacioni i Komunave të Kosovës ka shprehur shqetësimin pasi sipas tyre Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës deri më sot nuk ka lëshuar Qarkoren e dytë buxhetore, ndonëse kjo është një detyrim ligjor dhe një instrument kyç për planifikimin financiar të komunave.

Sazan Ibrahimi nga AKK thekson se moslëshimi i qarkores së dytë me kohë përben shkelje të afateve ligjore të përcaktuara me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe qarkoren e parë buxhetore.

“Kjo sjell pasoja të mëdha juridike dhe praktike për të gjitha komunat. Kjo neglizhencë mund të sjellë deri te bllokimi i procesit buxhetor komunal. Komunat, pa tavane dhe udhëzime buxhetore, nuk mund të përgatisin projektbuxhetet për vitin e ardhshëm. Si rrjedhojë, rrezikohet vonesa në miratimin e buxheteve komunale dhe funksionimi normal i shërbimeve publike. Më 01 shtator 2025 komunat e kanë obligim me e dorëzu në kuvende komunale projekt buxhetet e tyre për vitin 2026”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, me këtë rast edhe qytetarët dëmtohen, ndërkaq ky vonim nuk është vetëm çështje teknike apo administrative, por prek drejtpërdrejt qytetarët.

“Çdo ditë vonesë në këtë proces do të thotë vonesë në projektet për shkolla, çerdhe, rrugë, ujësjellës, kanalizime dhe shërbime bazike komunale. Duke marrë parasysh që jemi në vit zgjedhor lokal, kjo vonesë mund të merr edhe dimension politik, duke krijuar dyshime të arsyeshme se qeveria po përdor instrumente financiare për të bllokuar punën e komunave dhe për të kufizuar zhvillimin e projekteve në nivel lokal”, thuhet tutje.

Lidhur me këtë, AKK kërkon që Ministria e Financave, Transfereve dhe Punës të lëshojë menjëherë Qarkoren e dytë buxhetore, pa vonesë të mëtejme, të respektohen me përpikëri afatet ligjore të kalendarit buxhetor si dhe të sigurohet trajtim i barabartë dhe i drejtë për të gjitha komunat.

“Asociacioni i Komunave të Kosovës thekson se vonesa të tilla dëmtojnë rëndë jo vetëm komunat, por mbi të gjitha qytetarët e Republikës së Kosovës. Qeveria duhet të marrë përgjegjësi dhe të ndalojë praktikat që bllokojnë funksionimin e pushtetit lokal”, thuhet ndër të tjera.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz