Dje në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, viktimës (femër), i është grabitur portofoli nga dora. Për këtë rast mëngjesin e sotëm Policia ka arrestuar L. D, mashkull, 27 vjeç, raporton Gazeta Express
“Puna e hetuesve policorë të stacionit Jugu në Prishtinë, është finalizuar sot rreth orës 09:00, e cila ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:
L. D, mashkull, 27 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, thotë Policia.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit i ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.