back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeIa vodhi babait mbi 24 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari në Shtime

Ia vodhi babait mbi 24 mijë euro, arrestohet 34-vjeçari në Shtime

Të ngjajshme

5 kinezë hyjnë ilegalisht në Kosovë, arrestohet i mituri serb që i shoqëroi

Një i dyshuar i mitur, shtetas i Serbisë, është...

Dogana kap mallra të falsifikuara në Vermicë

Gjatë një kontrolli të zakonshëm në pikën kufitare të...

Gara në Mitrovicë të Jugut | Peci fiton më shumë vota me kusht se Tahiri

Ka përfunduar numërimi i dy vendvotime të votave me...

Bëhet shkrumb e hi një shtëpi në Bllagajë të Pejës

Një shtëpi është bërë shkrumb e hi mbrëmë në...

Sot pritet të rikthehen aktivitetet zgjedhore në Maqedoni të Veriut

Kandidatët e partive dhe koalicioneve tjera të cilët kanë...

Një person është arrestuar të martën për vjedhjen e 24 mijë e 800 eurove në banesën e babait të tij, në rrugën “14 Dhjetori” në Shtime, gjatë periudhës kohore nga 22 gushti deri më 18 tetor të këtij viti.

Sipas njoftimit të Policisë, arrestimi u bë pasi ankuesi, një shtetas i Kosovës që jeton dhe punon jashtë vendit, më 19 tetor kishte vërejtur mungesën e parave.

Gjatë ekzaminimit të vendngjarjes, policia nuk ka konstatuar shenja thyerjeje apo dëmtime që do të tregonin hyrje me forcë në banesë.

“Si rezultat i hetimeve intensive, më 21.10.2025, policia ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin B.N. (34 vjeç) – djalin e ankuesit, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe ka pranuar kryerjen e veprës penale”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz