Sot kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka emëruar Daut Thaçin drejtor të Arsimit në komunën e Drenasit.
Gjatë ditës së sotme asambleisti , Xhavit Drenori, ka thënë se ka refuzuar ftesën e Lladrovcit për të marr Drejtorinë e Arsimit.
Për Drenicapress i pari i Drenasit ka thënë se jo vetëm Xhavitit, por gjithë ekspertët e arsimit i ka ftuar që të dhënë kontribut për të mirën e arsimit në këtë komunë.
“Duke qenë shumë i interesuar për rregullimin e çështjes së arsimit, sigurisht se kam takuar ekspertë e njohës të arsimit por edhe ata që pretendonin se duan rregullojnë çështjen e arsimit. Në mesin e tyre ishte edhe Xhavit Drenori. Sigurisht se e kam vënë në sprovë që nga fjalët të kaloj në vepra sepse arsimi nuk ka të bëj me bindjet politike por me aftësinë dhe gatishmërinë e ballafaqimit me situatën. Ai nuk tregoi gatishmëri”, ka thënë Lladrovci për Drenicapress.info.
Lladrovci ka shtuar se emërimi i Daut Thaqit në krye të Drejtorisë për Arsim do të ngris cilësinë e arsimit në komunën e Drenasit./Drenicapress.info/