BallinaLajmeIa mori uji djalin, babai e xhiroi pa e ditur kush ishte

Ia mori uji djalin, babai e xhiroi pa e ditur kush ishte

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Vërshimet në Rahovec ia morën djalin duke ia rrezikuar jetën, babai e xhiroi pa e ditur se kush ishte, raporton T7

Rrebeshi i shiut e kishte shtyrë të incizonte me telefonin e tij.

Por, Bashkim Pallqa nga Rahoveci, nuk e dinte që personi që po e xhironte ishte biri i tij.

E pak minuta pas kësaj, djali i tij Besniku, u rrëmbye nga uji.

Në pamjet e kamerave të sigurisë, ai shihet teksa tenton t’i rezistojë rrymës së ujit.


Por, megjithë këtë, Besnik Pallqa pas 50 metrash arriti të shpëtoi nga më e keqja.

E babai i tij, tregon se si ndodhi krejt ngjarja.

Pallqa thotë që pak minuta më pas, u njoftua që ishte djali i tij që u rrëmbye nga vërshimet.

Ai shprehet i gëzuar që djali i tij, shpëtoi vetëm me lëndime të lehta.

Ndërkohë shton se ishte në rrezik edhe ai të përfshihej nga uji.

Tutje, Bashkim Pallqa thotë se për shëndetin e djalit të tij ende nuk është interesuar askush.

Ndërsa nga Komuna e Rahovecit thonë që për rastin janë njoftuar nga rrjetet sociale, kurse kryetari, Smail Latifi, tha se do të interesohet e do ta vizitojë vet këtë familje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz