Një grua ka denoncuar në polici vjedhjen e bizhuterive me vlerë rreth 1 milion euro nga banesa e saj në kryeqytetin francez. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e 5-të të Parisit dhe është zbuluar kur e zonja e shtëpisë u kthye nga pushimet dyjavore.
Sipas hetimeve paraprake, para se të nisej me pushime, ajo kishte lënë çelësat e banesës në kutinë postare. Kur u rikthye, zbuloi se bizhuteritë e saj më të çmuara ishin zhdukur. Autoritetet dyshojnë për një vjedhje me thyerje banese, duke qenë se bëhet fjalë për sende me vlerë të lartë, shkruan A2 CNN.
Rasti po hetohet nga policia e specializuar për krimin e organizuar. Deri tani nuk ka të arrestuar. Policia paralajmëron se periudhat e pushimeve shfrytëzohen shpesh nga grabitësit, pasi mungesa e banorëve ul rrezikun e kapjes në flagrancë.
Forcat e rendit këshillojnë qytetarët të krijojnë përshtypjen se banesa është e banuar, të shmangin publikimin e planeve të pushimeve në rrjete sociale.