back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeI vdes babai, mixha ia merr hisen

I vdes babai, mixha ia merr hisen

Të ngjajshme

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç...

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...

Enver Hoxhaj garanton se PDK do të rrisë të gjitha pensionet mbi 50%

Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme,...
- Advertisement -

Bashkë me lajmin se i vdiq prindi, Afërdita Statovci u përball edhe me një situatë tjetër; ajo u përjashtua bashkë me nënën e saj nga shtëpia ku dikur jetonte me babain.

Kur Afërdita arriti moshën madhore, filloi të kërkojë drejtësi për pronën që i takonte babait të saj. Megjithatë ky proces është stërzgjatur, duke u kthyer në rigjykim për katër herë.

Ishte viti 2006, kur Afërdita Statovci vendosi që të kërkonte ndihmë ligjore, për ta marrë në emrin e saj, pronën e babait i cili kishte vdekur.

“Në moshën 10 vjecare më ka vdekë babai, prej asaj kohe më ka dëbuar prej shtëpisë…në viitn 2006 e kom ba një padi kanë kaluar tri vite pastaj kam marrë një vendim të formës së prerë të cilin e kanë bartë pronën në emrin tim”, shprehet Afërdita Statovci për T7.

Por sot e asaj dite, këtij procesi gjyqësor nuk po i vie fundi. Pas tri vitesh, Gjykata kishte vendosur me vendim të formës së prerë që kjo pronë të bartet në emrin e Afërditës.

Mirëpo i njëjti rast nuk përfundoi me kaq. Rasti u kthye në rigjykim, për të katërtën herë gjatë vitit 2019. Një zgjatje e tillë, po cilësohet si e paarsyeshme nga Afërdita Statovci, pasi që po i nxjerr telashe në secilin aspekt të jetës.

Mirëpo nga familja e Statovcit, po thonë se ata i kanë ofruar 1/6 e pronës. Mirëpo sipas tyre, Afërdita nuk po pranon diçka të tillë.

“Ia kena ofru të babës së saj ligjërisht 1/6 i kena thanë kur dush ta dhajna.. ajo po e lyp përgjysmë e kanë ba motrat e babës të saj e kanë kthy në rigjykim  “, shprehet djali i axhës së Afërditës, Muharrem Haxhijaj.

Se ky rast ka kaluar sërish në rigjykim e kanë konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit.

“Gjykata e Apelit ka vendosur lidhur më këtë lëndë më 02.05.2019. Sa i përket arsyeve ato janë dhënë në mënyrë të çartë dhe të thuktë, në pjesën arsyetuese të vendimit, e që kryesisht lidhen për shkak të metave të natyrës procedurale, që kjo gjykatë nuk ka mundur t’i evitoj” thuhet në përgjigjien e tyre për T7.

E një stërzgjatje e tillë, po vlerësohet si e panevojshme nga avokati i Afërditës, Anton Nrecaj.

“Në praktikë sipas kornizës ligjore një rast nuk mund të kthehet katër herë në rigjykim është dashur të vendosë ta përfundoj procesin gjyqësor që është viti” shprehet Nrecaj.

Sipas tij, Afërditës i takon ½ e pronës për të cilën bëhet fjalë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz