Një 19 vjeçar ka vdekur pas aksidentit zinxhiror që ka ndodhur sonte në fshatin Shajkovc të Podujevës ku të përfshira ishin tre vetura dhe një traktor.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha se numri i të lënduarve nga ky aksident ka arritur në tetë.
“Numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas lëndimeve që kanë pësuar në aksidentin që ka ndodhur në Shajkovc të Podujevës ka arritur në tetë persona. Njëri prej tyre nuk ka arritur t’i përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës A.B (mashkull) 2001 e ka konstatuar ekipi mjekësor