BallinaLajmeI vazhdohet paraburgimi Hashim Thaçit, përkundër që Specialja thotë se rreziku për...

I vazhdohet paraburgimi Hashim Thaçit, përkundër që Specialja thotë se rreziku për pengim drejtësie është zvogëluar

Të ngjajshme

90 minuta larg historisë, këto janë formacionet e ndeshjes Kosovë-Turqi

Kosova jonë zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë. “Dardanët”, synojnë ta...

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...

Gjykata Speciale ka vendosur që t’ia vazhdojë paraburgimin Hashim Thaçit, meqë sipas gjyqtarit ekziston ende rrezik që Thaçi mund të pengojë ecurinë e procedurave të Gjykatës dhe të kryejë vepra të tjera penale,.

Megjithatë, sipas zëdhënësit Michael Doyle, Gjykatës e ka pranuar se rreziku për pengim të drejtësisë është zvogëluar krahasuar me vendimet e më hershme për rishikim të paraburgimit meqë procedurat provuese për gjykimin e Thaçi në rastin e parë kanë përfunduar si dhe për faktin që te gjyqi për ndërhyrje në procesin e gjykimit, Prokuroria do të bazohet vetëm në dokumente.

“Gjykatësi i çështjes urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit më 3 shkurt 2026. Gjykatësi konstatoi se ende ekziston një rrezik real që z. Thaçi mund të pengojë ecurinë e procedurave pranë Dhomave të Specializuara dhe të kryejë vepra të tjera penale.Gjykatësi pranoi se rreziku i pengimit të drejtësisë është zvogëluar krahasuar me rishikimet e mëparshme të paraburgimit, duke pasur parasysh përfundimin e procedurave provuese në gjykimin e z. Thaçi për krime lufte, si dhe faktin që prokuroria synon të mbështetet pothuajse ekskluzivisht në prova dokumentare në gjykimin e tij për akuzat e ndikimit të paligjshëm ndaj dëshmitarëve”, ka thënë Doyle, transmeton express.

Pavarësisht arsyeve të lartcekura, gjyqtari ka velrësuar se mbetet rrezik real që Thaçi të pengojë procedurat e gjykimit, si dhe të ndikojë në dëshmitarët potencial për rsatin e gjykimit të dytë për ndërhyrje në drejtësi.

“Megjithatë, gjykatësi vlerësoi se rreziku real mbetet, bazuar në dyshimet e rënda për përpjekje të gjera nga ana e z. Thaçi për të penguar procedurat në gjykimin e tij për krime lufte, si dhe në pretendimin se këto përpjekje kanë përfshirë kërkimin e bashkëpunimit dhe dhënien e udhëzimeve personave që vazhdojnë të jenë të lirë në Kosovë.

Gjykatësi mori parasysh gjithashtu mundësinë e vazhdueshme që persona të cilët mund të thirren si dëshmitarë të mbrojtjes në gjykimin e ardhshëm të z. Thaçi, identitetet e të cilëve nuk dihen, të mund t’i nënshtrohen ndikimit”, ka shtuar tutje zëdhënësi i Speciales.

“Gjykatësi i çështjes konstatoi po ashtu se asnjë masë alternative jashtë paraburgimit nuk mund t’i reduktojë në mënyrë të mjaftueshme rreziqet e pengimit të procedurës, duke theksuar se masat në fuqi në objektet e paraburgimit të Dhomave të Specializuara e zvogëlojnë ndjeshëm mundësinë që dëshmitarët të ndikohen nga z. Thaçi, qoftë drejtpërdrejt apo tërthorazi.Së fundi, ai vlerësoi se kohëzgjatja e paraburgimit mbetet e arsyeshme dhe proporcionale, duke theksuar se ajo do të rishikohet rregullisht çdo dy muaj”, ka thënë Doyle.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz