Skuadra e Dritës mbrëmë pësoi humbje ndaj FCSB-së me rezultatin 3:2 edhe pse ishin duke fituar 0:2 deri në minutën e 60’të.
Futbollisti rumun që shënoi dy gola për ekipin e tij, Daniel Birligea ishte tejet i emocionuar pas ndeshjes, shkruan Indeksonline
Mediat në Rumani “Sport.ro” raporton se lojtari filloi të qante pas këtij takimi.
“Ishte pak e vështirë. Tani e pashë një pjesë të lumturisë që më bëri të qaja. Kisha nevojë për këtë fitore. Shpresoj të na ndihmojë! Vuajtëm… ishte e vështirë. Shpresoj të luftojmë dhe të fitojmë së bashku”, u shpreh futbollisti pas ndeshjes
Kujtojmë që ndeshjen e kthimit Drita e pret në shtëpinë e “Fadil Vokrrit” skuadrën nga Rumania./Indeksonline/