back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeI rrezikshmi për veturat e shtetit transformohet në politikan që takon ministrat...

I rrezikshmi për veturat e shtetit transformohet në politikan që takon ministrat me aktakuzë

Të ngjajshme

Kryeministri Kurti takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Hargreaves

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti,...

Rukiqi: Kosova ka nevojë për zhvillim REAL, jo improvizime dhe popullizem

Kosova ka nevojë për zhvillim REAL, jo improvizime dhe...

Prezantohet Rodgers te skuadra e Arabisë Saudite

Brendan Rodgers është prezantuar te klubi i tij i...

Për dallim nga nëntori i vitit 2015, Dardan Molliqaj tash mund të duket si njëri krejt tjetër. Ai përveç që ka ndryshuar partinë ka ndryshuar edhe sjelljet. Nga një person i rrezikshëm për veturat e shtetit është transformuar në politikan që nuk e sheh më si problem takimin me personat me aktakuzë.

Kishte qenë orët e mbrëmjes në natën e 18 nëntorit të tri viteve më parë. Dardan Molliqaj në kryqëzimin tek Katedralja kishte nxjerrë nga vetura zyrtare personin që po e voziste. Nga aty kishte filluar demolimin dhe shkatërrimi i veturës nga aktivistët e Vetëvendosjes, raporton Insajderi.

Me këmbë mbi veturë dhe me gurë e mjete të tjera të forta ata kishin shkatërruar veturën e shteti pavarësisht se qëllimi i protestës së opozitës nuk kishte të bënte fare me veturën e shtetit dhe institucionit që i takonte.

Opozita kishte protestuar kundër marrëveshjeve të arritura për siç i konsideronin ata të dëmshme për Kosovën. Demarkacionin me Malin e Zi dhe formimin e Asociacionit.

Por që nga ajo kohë, Molliqaj ka përjetuar shumë ndryshime. E para ndryshimi i partisë. Ai nuk bën më pjesë në Lëvizjen Vetëvendosje të cilës i ishte bashkuar nga themelimi i saj. Rrugëtimi 13-vjeçar i Molliqajt ishte ndërprerë në vitin 2018. Kishte lëshuar një sërë akuzash ndaj partisë së tij dhe më pas i ishte bashkuar partisë Socialdemokrate të Kaqusha Jasharit, ku më pas lider u bë Shpend Ahmeti, një tjetër i dorëhequr nga Vetëvendosje.

Përveç ndryshimit të partisë Molliqaj është transformuar edhe si politikan. Ai nuk e ka më problem të takohet me ministrat që janë të akuzuar.

Pasi u bë edhe deputet i Kuvendit të Kosovës ku u aktivizua më shumë. Ai së fundmi është takuar me ministrin e Zhvillimit Ekonimik, Valdrin Lluka i cili është duke u përballur me drejtësinë për shkak se është i akuzuar për konflikt interesi.

Lluka akuzohet se në cilësinë e zyrtarit të lartë në MTI, njëkohësisht edhe Kryeshefit të Agjencisë për Promovim të Investimeve, më 23 mars 2014, kishte filluar procedurat për zotimin e mjeteve në vlerë prej 20 mijë euro për OJQ-në “Jakov Innovation Center”, në të cilën OJQ kishte qenë themelues.

Molliqaj kishte takuar Llukën për të biseduar rreth rezultues së miratuar nga Kuvendi për heqjen e roaming-ut ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Të njëjtin veprim të vitit 2015 në një debat ia kishte përmendur edhe Glauk Konjufca deputeti i Vetëvendosjes. Ai kishte thënë se Molliqaj nga person agresiv po tenton të bëhet njeri i urtë.

Molliqaj ishte bërë deputet i Kuvendit të Kosovës pasi ishte futur si kandidat në listën zgjedhore të Vetëvendosjes, aktualisht ai i takon grupit parlamentar të PSD-së./Insajderi.com

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz