BallinaLajmeI riu shqiptar humb jetën në Itali

I riu shqiptar humb jetën në Itali

Të ngjajshme

Franca tregon se është favorit për Kupën e Botës, e fiton edhe miqësoren e dytë

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Kolumbisë...

Laporta: Është parë që vendimi im për largimin e Messit, ishte i duhuri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se vendimi...

Mediat lokale italiane informojnë se i riu shqiptar Klodian Murrizi 22 vjeç me banim në komunën Gossolengo në provincën e Piacenzës ka humbur jetën në një aksident tragjik rrugor rreth orës 4 në mëngjesin e së shtunës 26 janar 2019.

Makina me të cilën po udhëtonte dhe që drejtohej nga një miku i tij , ka dalë nga rruga duke u aksidentuar me një urë të vogël.

Përplasja e dhunshme ka shkaktuar përfshirjen e automjetit në flakë ku ka mbetur i karbonizuar 22 vjecari shqiptar, Drejtuesi i automjetit ka marrë plagë të rënda djegie gjatë përpjekjes për të nxjerrë nga makina Klodian Murrizin.

I riu shqiptar punonte si kamerier në një restorant të njohur të zonës.

Këtë të hënë ai do të merrte nënshtetësinë italiane.

Dy miqtë kishin kaluar mbrëmjen së bashku e pak para aksidentit 22 vjecare Klodian Murrizi kishte postuar në profilin e tij Instagram, mesazhin e fundit “Goodnight”, “Natën e mirë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz