Fotografi dhune, me mjete të forta e edhe të tjera me gjak shihen në profilin e tashmë të vdekurit, që u vra të mërkurën në Mitrovicë, raporton Periskopi
Madje, askund pa qenin duket se nuk shkonte.
E një mitrovicase që pretendon se e njihte, thotë se ai rrinte me disa grupe të rinjsh, rrugëve e që bënin jetë gangsterësh.
Shkëndije Halimi ka shpërndarë një rrëfim për tashmë të vrarin, mirëpo ajo thotë se Sadiku ishte jetim, e që në realitet nuk ishte i tillë, raporton Periskopi
Postimi i Shkëndije Halimti:
Valon Sadiku,djali qe u vra sot,ishte fqi i imi.
Ishte djale i ri,jetim,i pa pune,dhe shume i sjellshem per aq sa e kam njoft une.
Diku,para 7 muajve,dola ne parkun afer shtepise (te vetmin park qe e kemi),dhe per nje ore cka pashe,mbeta pa fjale,parku ishte shenderru ne “vend takim gangsteresh” mosha e te rinjeve qe pashe aty,ishin prej 12-23 vjec.
Ishin 3 grupe, (grupi i Bajrit,Shipolit e Tavnikut),per mitrovicas keto pjese jane te njohura.
Krejt spektatore,para ketij filmi te rinjesh,te pa pune,e pa nje qender kulture,ku mund te kontribuonin ndryshe,ata krejt pa faj e pa vetedije,kishin zgjedhe rrugen,ahh jo,rruga i kishte marre ata..
U ktheva ne shpi me nje boshllek ne gjoks,me nje dhimbje e keqardhje per keta te rinje..
Valoni ishte plot energji,gjithmone e kam degju duke fol per shoket e tij,se ne grupe gangsteresh,shoket ishin vellezer,dhe per shokun,duhet dhene edhe jeta.
Nuk do ta harroj kurre nje nate vere,tek sa kthehesha ne shpi,ishin ne rruge nje grup djemsh,dikush nga ta me ngacmoi verbalisht,diku ne mes djemve u degju zeri i Valonit: – Heej kjo eshte kojshikja jem,kurre mo mos e nguc”, sot e asaj dite e kam para syve ftyren e tij,ai nuk ishte i dhunes,ai nuk ishte i problemeve,ai ishte thjeshte nje djale i ri,qe sistemi ja dha detyren ne rruge.
Valoni na la,e qava ne ze per te,por cfare mesazhi na dha ai neve,e cfare mesazhi e jete po i jep Kosova rinise?
Disa nga fotografitë që i shpërndante me përmbajtje dhune: