20 vjeçari nga Rahoveci Anid Samir Hoxha ka humbur jetën në bregdetin shqiptar. Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi.
Latifi ka thënë se kjo humbje e papritur i ka prekur thellë të gjithë.
Postimi i plotë i Smajl Latfit:
Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha.
Anidi po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar, së bashku me shokët e tij.
Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur.
Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Qoftë i lehtë dheu për Anidin!