BallinaLajmeI riu nga Mitrovica merr rrugën e mërgimit një ditë pas votimit...

I riu nga Mitrovica merr rrugën e mërgimit një ditë pas votimit për presidentin, mesazh për Kurtin e Osmanin

Të ngjajshme

“Nuk do të doje të rreheshe me të”: Trump nderon Chuck Norrisin

Donald Trump ka kujtuar Chuck Norrisin si një “njeri...

Rafael Leao do të mungojë në ndeshjen ndaj Torinos

Rafael Leão do të mungojë në ndeshjen e Milanit...

Paga minimale në Kosovë nuk po respektohet për disa punëtorë

Megjithëse nga janari paga më e ulët në Kosovë...

Ministri i Jashtëm iranian: Starmer po vë në rrezik jetët britanike

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka akuzuar...

Një i ri nga Mitrovica ka rastisur që të ketë fluturimin për në Gjermani një ditë pas votimit për presidentin e vendit, Vjosa Osmanin.

Në një lidhje direkte për emisionin #gjesi në T7 ai ka thënë se do të ikin për në Gjermani, e se janë të mërzitur që do ta lënë Kosovën.

“Sot na e kemi fluturimin për Gjermani, nëse punojnë do të kthehemi këtu. Jemi të mërzitun, nuk është e lehtë ta lësh vendin tënd, po shpresojmë që kanë me punu mirë e ne kemi me u kthy. Është hera e parë që udhëtojmë për në Gjermani”, ka thënë ai.

I njëjti ka shtuar se ka një porosi për Albin Kurtin e Vjosa Osmanin.

I riu thotë se nëse të dy këta punojnë mirë, ai do të kthehet përsëri në atdhe.

“Unë Vjosës bashkë me Albinin, krejt rinia shpresat në ta i kemi, edhe pse unë po largohna, shpresat në këta dy persona i kemi, zgjidhja më e mira është me hap vende të punës, me e mbajtë rininë këtu. Nëse do të punojnë mirë do të kthehem unë i pari”, ka shtuar i njëjti./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz