BallinaLajmeI plagosuri nga të shtënat me armë në Prishtinë është një 19...

I plagosuri nga të shtënat me armë në Prishtinë është një 19 vjeçar

Të ngjajshme

Merr fund ky sezon për Medon Berishën pas lëndimit, njofton Lecce

Lecce ka njoftuar se sezoni ka përfunduar për Medon...

57-vjeçari dorëzon vullnetarisht një armë zjarri në Shtime

Një qytetar ka dorëzuar vullnetarisht një armë zjarri në...

Hansi Flick e jep dritën jeshile për një nënshkrim gjatë verës

Barcelona po planifikon që tani për afatin kalimtar veror...

Sigal Prishtina po rrezikon seriozisht rënien, mposhtet nga Bashkimi

Sigal Prishtina ka pësuar humbjen e radhën në Procredit...

Policia e Kosovës, njësia e rajonit të Prishtinës, ka lëshuar detaje të reja rreth rastit të përleshjes së mbrëmshme me armë zjarri tek ”Rrethi i Flamurit”, ku si pasojë një person ka mbetur i plagosur.

Sipas raportit, policia konstaton se rasti ka të bëjë me vrasje në tentativë ku nga arma e zjarrit ka marrë plagë viktima M.G, mashkull 19 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.

”Mbështetur në informacionet e mbledhura nga tereni dhe në bazë të hetimeve preliminare, dyshohet se një person i dyshuar i cili ishte në një veturë, e cila ishte në lëvizje, me armë zjarri ka shtënë disa herë, në drejtim të viktimës dhe katër personave të tjerë, të cilët gjithashtu ishin në veturën e tyre, duke lëvizur në rrugën e sipërshënuar”, sqaron më tej Policia e Kosovës rreth ndodhisë së rastit.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar në sqarimin dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që karakterizojnë këtë rast, si dhe në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz