BallinaLajmeI moshuari vdes pasi shpërthen bombola e gazit – këto janë detajet

I moshuari vdes pasi shpërthen bombola e gazit – këto janë detajet

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Një i moshuar humbi jetën si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në katin e 5-të të një pallati në lagjen “Ahmet Haxhija” të Shkodrës.

Ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës rreth orës 19:20 ka vënë në alarm policinë dhe zjarrfikësen e Shkodrës, të cilat kanë arritur të nxjerrin nga banesa Ismet Abdurrahmanin 70 vjeç.

Fillimisht u mendua se ai ishte i gjallë, por pas nxjerrjes së trupit nga pallati u konstatua se i moshuari nuk kishte më shenja jete, raporton oranews.

Burime nga vendi i ngjarjes thanë se shpërthimi i bombolës ka shkaktuar zjarr dhe dëme të mëdha materiale në dy apartamentet e katit të pestë.

Në njoftimin e policisë thuhet se 70-vjeçari ka gjetur vdekjen si pasojë e zjarrit dhe tymit.

Shërbimet zjarrfikëse kanë vënë në kontroll flakët si dhe kanë nxjerrë trupin e 70-vjeçarit duke e çuar në morgun e spitalit të Shkodrës.

Policia tha se efektivët e rendit kanë evakuuar banorët me qëllim shmangien e lëndimit apo asfiksimit të tyre nga tymi.

Ndërkohë në vendngjarje mbërriti grupi hetimor, i cili nisi punën për sqarimin e shkakut të rënies së zjarrit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz