back to top
Tuesday, August 19, 2025
BallinaLajmeI mori dy vetura me qira e s’i ktheu, arrestohet shtetasi shqiptar...

I mori dy vetura me qira e s’i ktheu, arrestohet shtetasi shqiptar në Kaçanik

Të ngjajshme

Caktohet ora e seancës për nesër dhe pikat e rendit të ditës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, nesër (e mërkurë), në...

Gjykata Speciale merr vendim, 11 personave u ndalohen vizitat te Thaçi

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë...

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Republikës së Shqipërisë në Kaçanik, nën dyshimin për veprën penale “Mashtrim”.

Sipas njoftimit të Policisë, më 2 gusht 2025, rreth orës 03:10, në stacionin policor të Kaçanikut është paraqitur një qytetar 35-vjeçar nga Kosova, i cili ka raportuar se rreth gjashtë deri në shtatë muaj më parë i kishte dhënë në shfrytëzim dy automjete të tipit VW Golf dhe Passat personit Xh.L., 38 vjeç, me shtetësi shqiptare.

“Sipas marrëveshjes mes palëve, automjetet duhej t’i ktheheshin pronarit më 31 korrik 2025, por kjo nuk kishte ndodhur”, thotë Policia.

Pas denoncimit, me urdhër të prokurorit të shtetit fillimisht ishte iniciuar një shënim zyrtar, ndërsa më 6 gusht 2025 rasti është iniciuar zyrtarisht si “Mashtrim”.

“Më 18 gusht 2025, rreth orës 21:30, pas zhvillimit të hetimeve dhe në konsultim me prokurorin e rastit, i dyshuari është arrestuar nga hetuesit e stacionit policor në Kaçanik. Ai është dërguar në mbajtje për 48 orë, në pritje të veprimeve të mëtejme hetimore”, ka njoftuar policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz