back to top
Friday, July 25, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditI mbijetoi kancerit, Arnisa Osmani krah i fortë për pacientët e tjerë

I mbijetoi kancerit, Arnisa Osmani krah i fortë për pacientët e tjerë

Të ngjajshme

Rrugën që dikur e dërgonte tek shërimi s’e ka harruar. Arnisa Osmani, për disa vite trajtimin mjekësor për të kuruar kancerin e mori në Kliniken e Onkologjisë.

Autore: Arianitë Zhegrova (T7)

Shtatë vjet pas, klinikën e viziton ende por tash për një tjetër arsye.Osmani vazhdimisht është pranë pacientëve që po kalojnë betejën të cilën ajo e fitoi.

Me bisedat me ta e aktivitete të ndryshme ajo është mbështetje e fortë për të shtyrë përpara edhe kërkesat që kanë.

Për T7, ajo rrëfeu se çka e shtyn që të angazhohet vullnetarisht.

“Unë vetë kam kalu çka kalojnë pacientët e diagnostikuar me kancer e di që edhe unë kam pas nevojë me pas dikë afër më me tregu gjëra çka unë nuk i kam ditë….”, ka deklaruar Arnisa Osmani.

Duke shprehur mirënjohje për trajtimin që mori në këtë klinikë, Osmani përshkruan momentin kur u diagnostikua me kancer.

“Mu me ka ra kres kur me kanë tregu u kanë shumë e vështirë për mu por e kam kalu edhe nuk pranoj me më thënë dikush kur je kanë smut por jam kanë në proces të shërimit…”, ka shtuar ajo.

Ajo ka një lutje për personat që pranë kanë të afërm të prekur nga sëmundjet malinje.

Arnisa Osmani, pos bisedave me pacientë organizon aktivitete të ndryshme të cilat ua ndihmojnë mjekimin.

VIDEO

Ky artikull / kjo storie është prodhuar në kuadër të aktivitetit “Media nxit diskutimin për angazhimin e pacientëve”, një partneritet ndërmjet Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe projektit Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS), i cili është një nismë e përbashkët e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Kosovë. Përmbajtja e këtij artikulli/kësaj storieje nuk përfaqëson domosdoshmërisht pikëpamjet e IHS-së apo AGK-së

- Advertisement -

Të Fundit