Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka sqaruar deklaratën e tij që ambasadorët mos të vizitojnë Gjykatën Kushtetuese, gjatë kësaj periudhe teksa gjykata e ka në procedurë lëndën e dekretit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Rrustemi tha se Gjykata ka një rast në procedurë, dhe për këtë ka kërkuar nga ambasadorët gjatë kësaj periudhe të kursejnë Gjykatën Kushtetuese.
“Unë i kam lutur ambasadoret që në këtë periudhë, gjatë kohës sa Gjykata ka një rast në procedurë, unë thjesht i kam lutur që në këtë periudhë ta kursejnë Gjykatën Kushtetuese në takime e vizita”, ka thënë ai në T7.
Ne jemi shumë të bindur që dekreti është në kundërshtim me Kushtetutën, besoj që gjykata do ta konstatoj, shtoi më tutje ai./Indeksonline/