back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmeI jepet lamtumira e fundit viktimave në Gjilan, dyqanet mbyllen

I jepet lamtumira e fundit viktimave në Gjilan, dyqanet mbyllen

Të ngjajshme

Dalin pamje nga vendi i aksidentit në Komoran ku u përfshin 6 vetura

Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në Komoran,...

Përditësimi i fundit, kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës

Qendra kombëtare për menaxhimin e kufirit ka bërë përditësimin...

Me qindra persona kanë marrë pjesë në varrimin e tre personave që ishin viktima të vrasjes së trefishtë dje në Gjilan.

Të afërmit nuk kanë dashur të flasin lidhur me rastin tragjik. Ndërkohe, dyqanet në shenjë respekti janë mbyllur në këtë qytet.

Po sot janë vendosur grafitë para Gjykatës Themelore me mbishkrimin “Gjykata në shërbim të fajdexjinve” “ka sa po i ndani?” dhe “Qendra e fajdeve”.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Gjilanit dje kanë konfirmuar se i dyshuari kryesor për vrasjen e tre, Mefail Shkodra, është person me të kaluar penale.

Sipas deklaratës së drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan, Agron Rukiqi, Mefail Shkodra është i njohur për organet e drejtësisë dhe ka pasur të paktën 5 raste të sulmeve fizike,-2 raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike,3 raste të fajdes,1 rast mashtrimi, 3 raste kërcënimesh,1 rast shantazhi,2 raste detyrimi,1 rast për organizim të grupit kriminal dhe kundërvajtje në trafik.

“Rreth orës 12:34 është pranuar një informatë për gjuajtje më armë zjarri në rrugën ‘Ibrahim Rugova’. Mjeku kujdestar ka konstatuar se një person ka vdekur në vendngjarje, dy persona të tjerë që janë transportuar në Emergjencën e qytetit, nuk kanë arritur të mbijetojnë. Derisa, personi i katërt është transportuar në QKUK, në gjendje të rendë. Personi i pestë është i lënduar me mjete të tjera dhe po trajtohet në Spitalin e Gjilanit”- tha ai.

Policia ka arrestuar një person në vendin e ngjarjes dhe ka shpallur në kërkim tre të tjerë.

Gjykata Themelore në Gjilan ka reaguar duke thënë se Mefail Shkodra aktualisht nuk ka ndonjë lëndë aktive në këtë gjykatë.

Përmes një komunikate për media, Gjykata në Gjilan ka thënë se Mefail Shkodra ka pasur tre lëndë penale në këtë gjykatë dhe të trija kanë përfunduar me aktgjykim dënues.

Sipas Gjykatës, në vitin 2018 Shkodra është akuzuar për veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të armëve dhe është gjykuar, shpallur fajtur dhe dënuar.

Në vitin 2014, sipas Gjykatës, Shkodra ka qenë i akuzuar për vjedhje të shërbimeve komunale, i cili po ashtu është gjykuar dhe dënuar.

Si dhe rasti i tretë në vitin 2011, ku sipas gjykatës, Shkodra ka qenë i akuzuar për veprën penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, ku edhe për këtë rast është gjykuar dhe shpallur fajtor.

- Advertisement -

Të Fundit