back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeI infektuari nga Skënderaji është kushëriri i Presidentit Thaçi

I infektuari nga Skënderaji është kushëriri i Presidentit Thaçi

Të ngjajshme

Kokëdhimbje për Hansi Flick para ndeshjes me Valencian, Yamal nuk stërvitet

Barcelona të dielen zhvillon ndeshjen e radhës në La...

Pavardi shqiptar “i natyralizuar”, e bën shqiponjën pas golit te parë me Marseille

Futbollisti francezm Benjamin Pavard ka nisur të ”natyralizohet” si...

Asgjësohen mbi 9000 bimë kanabisi në Qarkun e Shkodrës

Policia e Shqipërisë ka asgjësuar 9317 bimë të dyshuara...

Nga 33 raste pozitive sonte në Kosovë dy prej tyre janë nga fshati Burojë, nga ka edhe prejardhjen presidenti Hashim Thaçi.

IndeksOnline mëson se njëri nga të infektuarit është kushëriri i Presidentit.

Kryetari i komunës së Skënderaj, Bekim Jashari ka thënë se të infektuarit janë nga Lagjia Thaçi dhe janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Njoftimi:

Të dashur qytetarë, bashkëvendas të komunës sonë

Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë që fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19.

Pacientët janë nga fshati Burojë, lagjia Thaçi, dhe janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Të dashur banorë të fshatit Burojë kërkoj nga ju që të mos lëvizni nga shtëpitë e juaja deri sa të marrim vendime si shtab emergjent për hapat e metutjeshëm.

Të infektuarve ju uroj shërim të shpejtë!

Të dashur qytetarë për çdo veprim do të informoheni me kohë!

Ju lutem të qëndroni në shtëpi!

Bashkë do t’ia dalim!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz