HomeShowBizI dërgojnë foto të Klodit me Elijonën, reagon Alice: Keni zero respekt 

I dërgojnë foto të Klodit me Elijonën, reagon Alice: Keni zero respekt 

Të ngjajshme

Ekstradohet nga Shqipëria një kosovar i dënuar me 11 vjet e 6 muaj burgim për vrasje

Një shtetas kosovar i kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar është...

Gjesti paralajmëron projektin e ri muzikor

Gjesti po përgatitet të sjellë projektin e tij të...

“I injoruari” Dardan Çaka e godet FFK-në përmes një postimi

Dardan Çaka po vazhdon të injorohet qe një kohë...

Selin “djeg” me shumë se temperaturat, merr vëmendjen me stilin veror

Fituesja e edicionit të 5 të “BBVA”, Selin Bollati,...

Vuçiq kundër tërheqjes së KFOR-it nga ura mbi Ibër, përsërit retorikën e Beogradit kundër Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka kundërshtuar paralajmërimin për...

Pas përfundimit të “Big Brother VIP Kosova 4”, historia e dashurisë mes Klodian Mihajt dhe Alice Masellit mori fund. Ndarja e tyre u konfirmua menjëherë pasi Klodiani la shtëpinë e reality show-t, duke i hapur rrugë lidhjes së tij me Elijonën, me të cilën u afrua gjatë qëndrimit në format.

Tashmë, Klodiani dhe Elijona e kanë bërë publike romancën e tyre edhe jashtë kamerave, ndërsa postimet e fundit të çiftit kanë ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Në këtë situatë është përfshirë edhe Alice, e cila ka marrë vazhdimisht mesazhe dhe komente nga ndjekësit, të cilët i kanë dërguar foto të Klodianit dhe Elijonës në momente romantike.

E lodhur nga kjo situatë, ajo vendosi të reagojë publikisht në TikTok, duke u kërkuar ndjekësve të mos e përfshijnë më në zhvillimet që lidhen me ish-partnerin e saj.

“Djema, sinqerisht jeni bërë të padurueshëm. Keni zero respekt. Shkoni dhe komentoni në TikTok-et e tyre, jo në të miat. Unë kam ecur përpara. Faleminderit”, shkroi Alice.

Me këtë mesazh, ish-partnerja e Klodianit la të kuptohet se e konsideron të mbyllur këtë kapitull të jetës së saj dhe nuk dëshiron të jetë më pjesë e diskutimeve që lidhen me marrëdhënien e re të tij.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz