back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeI dërgoi mijëra euro vajzës së bukur që njohu në internet, 59-vjeçari...

I dërgoi mijëra euro vajzës së bukur që njohu në internet, 59-vjeçari habitet nga ajo që zbulon

Të ngjajshme

​27 vjet kur u rrëmbye Xhavit Haziri në Prishtinë nga shërbimi sekret serb

Më 17 shtator 1998, në Prishtinë nga policia pushtuese...

Provokimi ndaj Trump te Kështuella Windsor, katër të arrestuar në Londër

Policia britanike ka arrestuar katër persona nën dyshimin se...

Nuk largohet “profa”, bordi i Drenicës e mbështetë trajnerin

Bylbyl Sokoli është në presion nga tifozët e Drenicës...

Gucati: Dëshmia e James Rubin riktheu procesin në binarë

Dëshmia e ish-diplomatit të lartë amerikan, James Rubin, e...

Një 59-vjeçar është “kërdisur” nga lekët nga një vajzë që ai njohu në internet.

Dave Hazel ra në dashuri me një vajzë të quajtur ‘Linda Smith‘, të cilën ai e njohu përmes një aplikacioni për njohje të reja në vitin 2012.

Me kalimin e kohës, marrëdhënia e tyre po ecte mirë dhe Dave po shpresonte që edhe të martohej me të dashurën e tij virtuale.

Gjatë kësaj kohe ai i kishte dërguar “Lindës” edhe rreth 17,000 euro të cilat ajo ia kërkoi pak e nga pak si formë ndihme për t’u shpërngulur në Angli.

Por, duke qenë se kërkesat financiare të vajzës po rriteshin, 59-vjeçari arriti më në fund të kuptonte se e dashura e tij nga Kanadaja në fakt ishte nga Afrika.

Hazel nuk e kishte takuar kurrë të dashurën e tij por, ai kishte folur me të në telefon dhe ishte i bindur se ajo do të shpërngulej nga Kanadaja për të ardhur në Angli ku do të jetonin bashkë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz