back to top
Tuesday, March 3, 2026
BallinaLajmeI dënuari për përdhunim në Britani, kërkohet për grabitjen e armatosur në...

I dënuari për përdhunim në Britani, kërkohet për grabitjen e armatosur në Kosovë

Të ngjajshme

Klodi e konfirmon, ja çfarë tha për të dashurën

Në post “Big Brother”, Klodian Mihaj, e pranon se...

Dua Lipa mahnit në “Brit Awards”, performanca fantastike në skenë

Edhe pse “Brit Awards” ka mbaruar këtë fundjavë, nuk...

Tottenhami e rrezikon rënien nga liga, në kontratat e lojtarëve përmendet ulja e rrogave

Klubi anglez Tottenham ndodhet në një situatë shumë të...

Një burrë vdes në QKUK, rasti po hetohet si vdekje e dyshuar

Një rast i vdekjes së dyshimtë është raportuar në...

Iliriana drejtuar “BBVA”-së për Rogertin: “Mos e mbani për klikime”

Këngëtarja Iliriana Sadriu ka reaguar sa i përket sjelljes...

Një shqiptar që është dënuar me burgim në Britani të Madhe për veprën penale të dhunimit, po kërkohet nga Kosova nën dyshimin për grabitje të armatosur në një shtëpi para shtatë vjetësh.

Rinor Korqa, 28-vjeçar, ishte dënuar në janar të 2024-s nga autoritetet britanike me pesë vjet e gjashtë muaj burgim për rolin në sulmin ndaj një gruaje në lagjen Havering të Londrës.

Viktima një mbrëmje ishte ndarë nga shoqet gjatë ndejës. Ajo ka raportuar se një person e ka përdhunuar ndërsa një tjetër e ka filmuar me telefon.

E siç ka shkruar “metro”, Korqa tani përballet me ekstradim në Kosovë për të dalë para gjykatës nën dyshimin për grabitje më 22 dhjetor të 2017-s. Sekretares së Brendshme britanike, Shabana Mahmood, i është kërkuar të vendosë për këtë çështje, që është në gjykatat britanike tash e shtatë muaj.

Korqa po akuzohet se kishte kryer vjedhje në një shtëpi në Hajvali dhe se kishte vjedhur një kuletë me 1500 euro, 50 dollarë, një letërnjoftim, një lirë dhe një telefon.

Ai ishte arrestuar në Britani nën urdhërarrestin e lëshuar nga Kosova. Kosova ka traktat me Mbretërinë e Bashkuar, të tipit që duhet të ofrojë prova në mbështetje të kërkesës për ekstradim.

Korqa dhe Bujar Jashari ishin dënuar në janar të vitit të shkuar. Korqa ishte dënuar me pesë vjet e gjashtë muaj burgim për përdhunim dhe për moszbulim të kodit të telefonit, ndërsa Jashari me shtatë vjet burgim për përdhunim. Sulmi kishte ndodhur në qershor të 2023-s./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz