Një i dënuar për vrasje është arratisur nga Burgu i Dubravës
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se bëhet fjalë për të akuzuarin Veton Syla.
Syla është i dënuar me 23 vite burg lidhur me vrasjen Burim Sejdiut që kishte ndodhur në fshatin Grabanicë të Klinës.
I njejti ishte dashur të kthehej në Burgun e Dubravës më 11 mars ditën e sotme.
Syla kishte përfituar leje fundjave nga burgu, por nuk është kthyer më në kohën e paraparë, duke u konsideruar tashmë në arrati.
Tashmë autoritetet përkatëse janë vënë në kërkim të tij dhe pritet që policia të ndërmarrë veprime për lokalizimin dhe kapjen e të arratisurit./Indeksonline/